
Shqipëri - Letoni
Kombëtarja shqiptare ia doli që të fitonte përballë Letonisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 1-0, falë goli të Asllanit nga 11-metërshi.
Ndërkohë që është pikërisht autori i golit, ai që u shpall “Lojtari më i mirë”, sipas “Sofascore”. Mesfushori i Torinos është vlerësuar me notën e lartë 8.3, teksa ndiqet nga Elseid Hysaj, i cili është vlerësuar me notën 8.1.
Ndërkohë zhgënjim mund të quhet Armando Broja. Sulmuesi i Burnley në Premier League, është vlerësuar me notën e ulët 6.6. Më poshtë do të njiheni me notat e të gjithë lojtarëve të Kombëtares.


Galeria fotografike ()
Poll