
Kombëtarja shqiptare ka barazuar në transfertë përballë Letonisë, në ndeshjen e vlefshme për raundin e 4-t të kualifikueseve të Botërorit. Sfida e zhvilluar në Riga, përfundoi në barazim 1-1.
Ndërkohë “website” i vlerësimeve të lojtarëve, “SofaScore”, ka vendosur edhe notat për këtë ndeshje.
“Lojtari i Ndeshjes” është shpallur Kristjan Asllani, me notën 7.9. Ndërkohë që më të dobëtit sipas “Sofa Score”, janë Myrto Uzuni, Arbër Hoxha dhe Ernest Muçi, të cilët u vlerësuan njësoj, me notën 6.5.
NOTAT:
Thomas Strakosha: 7.4
Ivan Balliu: 7.1
Ardian Ismajli: 6.7
Marash Kumbulla: 6.6
Mario Mitaj: 7.6
Juljan Shehu: 7.5
Kristjan Asllani: 7.9
Armando Broja: 7
Qazim Laçi: 6.7
Arbër Hoxha: 6.5
Rey Manaj: 7.2
Zëvendësuesit:
Ernest Muçi: 6.5
Nedim Bajrami: 6.7
Myrto Uzuni: 6.5
Mirlind Daku: 6.7