Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

"Kemi kaluar një rrugëtim pozitiv në kualifikuese", kapiteni Berat Gjimshiti sheh përpara prag Ukrainës: Ndeshje e fortë, të kemi kujdes nga ky lojtar i tyre

Shkruar nga NEWSPORT
"Kemi kaluar një rrugëtim pozitiv në kualifikuese",
Berat Gjimshiti

Kombëtarja shqiptare do të luajë të martën ndeshjen miqësore me Ukrainën, e programuar për t’u luajtur në orën 20:45 në stadiumin “Estadi Cuitat de Valencia”.

Ky duel do të vlejë për t'u dhënë hapësira lojtarëve të cilët u aktivizuan më pak në ndeshjen e humbur në Varshavë përballë Polonisë. Në prag të kësaj sfide ka folur dhe kapiteni i Kombëtares, mbrojtësi Berat Gjimshti. 

Ecuria e Shqipërisë në kualifikuese, si ndiheni?

Sigurisht që udhëtimi ka qenë shumë i mirë dhe pozitiv. Jeta është e shpejtë dhe ndodh vetëm ajo që është në prezencë, ajo humbje në Poloni e cila prishë atë bukurinë që kemi bërë tre vitet e fundit. Por prapë jemi pozitivë. Në këto momente, është pak ‘negativiteti’ në kokë, por duhet ta ndryshojmë dhe kthejmë në forcë dhe ta marrim me pozitivitet për të ardhmen e kombëtares shqiptare.

Si e sheh Ukrainën në miqësore? Po gjendjen e lojtarëve?

Sigurt që ne besoj që kemi atë ndeshjen që kemi humbur me Ukrainën. Është ndeshje e fortë, është kundërshar që ka luajtur në nivele siç jemi ne, Polonia apo Suedia. Pasi Ukraina ishte në këtë ‘final 4’ për biletën e fundit për Botëror. Duhet vlerësuar ekipi kundërshtar. Jemi të mërzitur, sa më shumë kalon, duhet ta kthejmë në forcë dhe të mendojmë vetëm për këtë ndeshje dhe ta marrim një gjë pozitive në këtë duel. 

Ke luajtur me Ruslan Malinovskyi te Atalanta, një lojtar i Ukrainës. Çfarë ndikimi ka në ndeshje dhe si e vlerëson?

Vlerësimi është i lartë, kemi kaluar shumë vite pozitive te Atalanta. E vlerësoj si lojtar dhe lojtar. Edhe në këtë ekip të Ukrainës është lojtar kyç dhe ndër lojtarët më të mirë. Ka gjuajtjen e fortë nga distanca dhe nuk duhet t'i lëmë hapësira.

 

Poll

Lexo gjithashtu