
FIFA ka publikuar renditjen e re të Kombëtareve pas ndeshjeve të shtatorit. Kështu Shqipëria këtë muaj ka fituar disa pozicione në renditjen e FIFA-s.
Fitoret ndaj Gjibraltarit në miqësore dhe Letonisë në kualifikuese gjatë këtij muaji kanë bërë që kuqezinjtë të ngjisin 2 shkallë në renditjen e përgjithshme. Kështu nga vendi i 68-të që ndodheshin në muajin e kaluar, tashmë mbajnë vendin e 66-të.
Ndërkohë nga krahu tjetër edhe Kosova ka ngjitur shkallët, plot 4. Kështu “Dardanët” pas fitores ,e Suedinë dhe humbjes me Zvicrën e shikojnë veten në vendin e 91-të nga 9-5 që ishin muajin e kaluar. Një tjetër rekord për ekipine Franco Fodës, i cii vazhdon të ngjitet në renditjen e përgjithshme të FIFA-s.


???????????? Spain claim the top spot in the latest #FIFARanking!
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) September 18, 2025