
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka ka folur për mediat pas fitores së Shqipërisë në Serbi, një sukses shumë i rëndësishëm për rrugëtimin drejt finaleve të “Botërorit 2026”:
“E meritonim fitoren. Goli shumë i bukur nga Manaj. Futbollisti padyshim do mërizitet kur humb. Nuk është kollaj të dalë fjala kur nuk merr rezultatin. Ku ka trajnerë të japi besimin, nëse nuk e meriton. Fitore që na mban në lojë. Që të shkosh në Botëror, duhet të derdhësh shumë djersë.
Kemi bërë gjysmën e rrugës. Anglia është padyshim skuadrë shumë e mirë. Jam shumë i lumtur që fituam, po ashtu një ndeshje që dha nota pozitive për futbollin. Një organizim perfekt. Mikëpritje fantastike nga Federata sebe apo edhe futbollistët e tyre.
Nga këto këndvështrime e kaloi klasës. Masat ishin të rrepta. Padyshim edhe kjo e sotmja ka gjëra për të pëmirësuar, por është për bërë shumë progres.
Ne kemi pranuar të luajmë në këtë stadium dhe e kemi mbështetur në të mirën e futbollit. Ndeshja në Leskovc ishte për t’u mbrojtur nga pikëpamja organizative.
Ata, kohët e fundit kanë pasur disa penalitete. Tani është malorja e vërtetë. Kur menduam se kemi pasur ndeshje të lehtë, kemi vuajtur. Fituam një ndeshje shumë të rëndësishme. Djemtë kanë qejft të festojnë”.