Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

EKSKLUZIVE/ “Shqipëria e Bushit vjen e bashkuar”, Ermir Rashica: Objektivi ynë të përfaqësojmë vendin me dinjitet

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ “Shqipëria e Bushit vjen e bashkuar”, Ermir
Ermir Rashica

Kombëtarja shqiptare U-21 do të dalë në fushë më 5 qershor ndaj Hungarisë dhe me 8 qershor ndaj Turqisë në miqësore. Një prej kryesorëve të Shpresave, Ermir Rashica nuk do të jetë pjesë e skuadrës këto dy takime për arsyje personale.

Megjithatë, sulmuesi i Metalist dhe ish-futbollisti i Skënderbeut është me zemër në këto dy ndeshje. Në një prononcim të dhënë për “Newsport.al”, Rashica ka deklaruar se ekipi është shumë i bashkuar për këto dy takime.

“Dy ndeshjet ndaj Hungarisë dhe Turqisë do të jenë shumë sfiduese, pasi kemi përballë kundërshtarë me cilësi të larta. Megjithatë, ne jemi të përgatitur dhe me shumë besim.

Shqipëria e trajnerit Bushi po vjen në këto sfida me një grup të bashkuar, të motivuar dhe me shumë energji. Objektivi ynë është të japim maksimumin dhe të përfaqësojmë vendin tonë me dinjitet”, u shpreh futbollisti 21-vjeçar. /Leonid BAJRAMI.

 

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga