Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

EKSKLUZIVE/ “Sfida e nesërme më e rëndësishme se ajo me Serbinë”, Lala analizon situatën e Kombëtares: Kemi shanse për vendin e dytë

Shkruar nga Leonid Bajrami
EKSKLUZIVE/ “Sfida e nesërme më e rëndësishme se ajo
Altin Lala

Kombëtarja shqiptare do të zbresë nesër në mbrëmje në fushën e lojës. Kuqezinjtë do të presin Letoninë në orën 20:45 në “Arenën Kombëtare” për kualifikueset e Kupës së Botës.

Në prag të këtij takimi të rëndësishëm për Shqipërinë, ish-kapiteni dhe mesfushori i kombëtares, Altin Lala ka analizuar ndeshjen e nesërme dhe rrugëtimin e kuqezinjve në një intervistë ekskluzive për “Newsport.al”.

Sa shanse ka kombëtarja për të zënë vendin e dytë në grup, cila ndeshje është më vendimtare ndaj Letonisë apo Serbisë?

“Në radhë të parë duhet të fitojmë ndeshjen me Letoninë e cila është e rëndësishme. Duke parë se edhe Serbia fitoi ndaj tyre për fat të keq. Nuk duhet të bëjmë shumë llogari në futboll, por matematika na lejon të kemi shpresë nëse fitojmë ato ndeshje, e radhës është ajo nesër që është më kryesorja. Në rast se fitojmë këtë, pastaj në Serbi është një finale.

Në rast të një rezultati negativ nesër, mendoni se do të jetë fundi i aventurës së Sylvinhos në kombëtaren tonë?

Kjo nuk më takon mua, por në fund nuk do të ishte një rezultat i mirë edhe për trajnerin. Sylvinho i merr meritat edhe kur kemi shkuar në europian. Normalisht që edhe trajneri ka presionin e tij, por edhe skuadra duhet të bëjë detyrën e saj. Mendoj ende qe kemi shanse për vendin e dytë në grup.

Duke qenë se jeni ish-kapiten dhe mesfushor i ekipit, cila mendoni se duhet të jetë treshja perfekte në mesfushë?

Trajneri ka idetë e veta dhe sheh edhe skuadrën në stërvitje. Mendoj që Asllani është një lojtar shumë i rëndësishëm, Shehu ka bërë shumë mirë në ndeshjet e tjera, më pas Laçi ose Berisha. Kemi hapësira dhe lojtarë cilësorë, shpresoj të kenë formën e mirë dhe grupi të funksionojë.

Rezultati i ndeshjes nesër sipas jush?

Me parashikimet jam pak keq. Për moral të mirë nëse do fitonim 2-0 ose 3-0 do ishte optimale edhe për skuadrën në përgjithësi. Ia uroj këtë gjë. Sulmuesit duhet t’i bëjnë golat, nga një anë nuk është dhe shumë e rëndësishme kush shënon. Duhet zhvilluar një ndeshje e mirë si për tifozët si dhe skuadra të marrë zemër për ndeshjen e radhës do ishte mirë të fitonim me një rezultat të thellë”, u shpreh Lala për "Newsport". 

Poll

Lexo gjithashtu