
Ish-trajneri i Kombëtares, Edi Reja është rikthyer të flasë për kuqezinjtë. Në një prononcim të dhënë për “KlanNews”, tekniku italian tregoi disa të “pathëna” në lidhje me Asllanin dhe Mario Mitajn. Reja tha se Asllani donte të luante për Italinë e Mitaj për Greqinë dhe se ka qenë pikërisht ai vetë që i ka marrë te Shqipëria.
“Broja me mua ka luajtur. Kisha lojtarë të tjerë, që mund t’iu jepja mundësinë. Rëndësi ka qe lojtarët të luajnë me zemër dhe të luajnë për fanellën e Shqipërisë. Strakoshën e bëra që të luajë dhe ishte e ardhmja. Me mua njëherë luante Berisha, njëherë Strakosha. Mosha ikën. Duhen parë edhe të rinjtë. Janë të gjithë lojtarët shumë të mirë. Jemi të lidhur me një raport të mirë.
Asllanin po ashtu e mora unë. Ishte duke firmosur me Italinë. Fola me menaxherin dhe e bëra të kthehej në Shqipëri. Punova një vit që të vinte. Mitaj po ashtu. Donte të shkonte të luante për Greqinë. Unë fola me babain e tij. Ai donte ta çonte te Greqia. Një meritë i shkon edhe grupit tim, që i bindëm. Tani janë të gjithë të pjekur dhe po luajnë mirë në skuadrën e tyre”, u shpreh Reja.
Kujtojmë se në drejtimin e Rejas, Kombëtarja u gjend disa ditë tepër të vështira. Në 37 ndeshje me në krye italianin, kuqezinjtë morën 14 fitore, 8 barazime dhe plot 15 humbje, me 80-vjeçarin që dështoi plotësisht.