Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Berat Gjimshiti "harron" humbjen në Varshavë, kapiteni feston "shifrën jubile" me Kombëtaren pas sfidës me Poloninë

Shkruar nga NEWSPORT
Berat Gjimshiti "harron" humbjen në Varshavë, kapiteni
Berat Gjimshiti

Ndeshja me Poloninë e humbur në Varshavë me rezultatin 1-2, shkaktoi zhgënjim dhe mërzi te Kombëtarja shqiptare e cila i dha lamtumirën "ëndrrës amerikane" drejt Botërorit 2026.

Mirëpo, pas kësaj disfate, ka një arsye për të gëzuar në kampin kuqezi dhe bëhet fjalë pikërisht për kapitenin Berat Gjimshiti. Shtatlarti i mbrojtjes luajti ndeshjen e 70-të me Shqipërinë, një shifër jubile që tregon se sa i rëndësishëm ka qenë 33-vjeçari në formacionin e fiksuar nga trajneri Sylvinho.

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar në rrjetet sociale dhe këtë moment të veçantë për lojtarin që aktivizohet në kampionatin italian te Atalanta, duke uruar Gjimshitin për këtë arritje personale.

 

Poll

Lexo gjithashtu