Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Bastet zhvlerësojnë Shqipërinë dhe Kosovën, si kuotohen dy supersfidat e sotme (KOEFICIENTËT)

Shkruar nga NEWSPORT
Bastet zhvlerësojnë Shqipërinë dhe Kosovën, si kuotohen
Ekipi Kombëtar

Shqipëria do të luajë sot kundër Polonisë, ndeshje e vlefshme për gjysmëfinalen e Play Off të Kupës së Botës. Gjithashtu në të njëjtën orë, 20:45, Kosova do të përballet me Sllovakinë në Bratislavë. Dy takime të rëndësishme dhe natyrisht emocionuese për shqiptarinë që për herë të parë po provojnë të jenë afër Botërorit.

Kompanitë e basteve kanë kuotuar këto sfida, me Shqipërinë dhe Kosovën që shihen si jofavorite. Kuqezinjtë e Sylvinhos janë kuotuar me koeficient 5.5, ndërsa fitorja e mundshme e Polonisë me 1.7. Ndërkaq, barazimi vlerësohet 3.5.

Sa i përket ndeshjes Sllovaki – Kosovë, triumfi i vendasve është kuotuar 2.25, ndërsa i Dardanëve 3.4. Barazimi vlerësohet me koeficient 3.2.

Siç shihet, si Shqipëria, ashtu edhe Kosova shihen si jofavoritë në këto ndeshje. Megjithatë futbolli na ka mësuar dhe veçanërisht kur luan Kombëtarja që në fushë janë të gjithë të barabartë. Priten me interes të dy takimet të programuara të zhvillohen në orën 20:45.

Poll

Lexo gjithashtu