
Në orën 20:45 në “Air Albania” do të luhet një ndeshje delikate mes Shqipërisë dhe Letonisë. Përballje e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Kuqezinjtë prej ditësh kanë zhvilluar stëërvitjen për këtë përballje, me Sylvinhon që tashmë ka në “kokë” edhe formacionin me të cilin do të zbresë në fushë. Sulmi është reparti që e shqetëson më shumë, pasi Myrto Uzuni është në dyshim nëse do të luajë në këtë sfidë apo jo për shkak të disa shqetësimeve që ka shfaqur.
Gjithsesi aletërnativat janë dhe 11-shja është gati për të luajtur ndaj letonezve. Në portës si gjithmonë do të pozicionohet Thomas Strakosha, ndërsa nga krahët vendosen Hysaj dhe Mitaj. Në qendër të mbrojtjes do të jenë Gjimshiti dhe Ajeti.
Në mesfushë do të rreshtohen 3 futbollistë, Shehu, Asllani dhe Berisha, ndërsa nga krahët e sulmit do të jenë Broja dhe Hoxha, teksa në qendër ka një balotazh mes Manajt dhe Dakut.
Formacioni i mundshëm:
Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Ajeti, Mitaj, Shehu, Asllani, Berish, Broja, Hoxha, Manaj (Daku). Trajner: Sylvinho.