
Ardian Ismajli
Kombëtarja shqiptare nuk ia doli që të merrte më shumë se 1 pikë përballë Çekisë në stadiumin “Air Albania”. Ndeshja e zhvilluar mbërmjen e djeshme përfundoi në barazim pa gola.
Pas kësaj sfide ka reaguar dhe kapiteni i ekipit kuqezi, Ardian Ismajli. Mbrojtësi shqiptar duket se ka lënë pas këtë barazim, teksa në rrjetet sociale ‘kërcënon’ në njëfarë mënyre Ukrainën.
All - Paragraf - 3
“Të bashkuar drejt një qëllimi, shihemi të martën”, shkruan kapiteni i Kombëtares.
Kujtojmë që sfida Shqipëri – Ukrainë do të luhet këtë të martë, pra më 19 nëntor. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, nis në orën 20:45.
Poll