
Kombëtarja Shqiptare do të ketë “provën” e parë para Euro 2024. Në “Haladas Sportkomplexum” në Hungari, ora 20:00 kuqezinjtë do të duelojn ëme Lihtenshtejnin. Një sfidë mjaft e rëndësishme për Sylvinhon, i cili do të ketë mundësinë të testojë çdo futbollist në fushën e lojës.
Në fakt mbrëmjen e sotme do të shikojmë një ‘copë’ të rëndësishme të Shqipërisë europiane dhe me kuriozitet pritet të shikojmë se si braziliani do të rreshtojë skuadrën në fushën e lojës. Por pavarësisht kësaj, të gjithë e ditë se kundërshtari i ditës së sotme nuk është në nivelin tonë.
Diçka të tillë e thonë edhe statistikat e përballjeve direkte mes tyre. Kështu në 3 sfidat e mëparshme, kuqezinjtë ia kanë dalë t’i fitojnë të 3-ja. Interesant është fakti që fitoret kanë ardhur më të njëjtin rezulat. Kombëtarja ia ka dalë t’i shënojë në çdo ndeshje 2 gola, duke fituar me rezulatat 2-0. Kjo do të jetë ndeshja e 4-të mes tyre dhe një tjetër fitore pritet nga kuqezinjtë, për të shtuar kështu edhe “dozën” e emocioneve për Euro 2024.