Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

27 gola nga liderët e sulmit, Daku dhe Manaj gati të “kafshojnë” Serbinë në “Arenën Kombëtare” (SHIFRAT)

Shkruar nga NEWSPORT
27 gola nga liderët e sulmit, Daku dhe Manaj gati të
Rey Manaj - Mirlind Daku/ Fotomontazh

Kombëtarja e Shqipërisë ka shansin e artë për të treguar veten ndaj një kundërshtari ta kalibrit botërorë siç është Serbia. Ndeshja do të mbahet në tokën tonë, një shtysë më tepër për ekipin e Sylvinhos.

Dueli është përcaktuar për të luajtur në “Arena Kombëtare” gjatë datës 7 qershor, për të vijuar 3 ditë më vonë në Letonin. Nëse i hedhim një sy listës së publikuar pak çaste më parë, emrat më të “rëndë” i ka sulmi. Por vetëm dy futbollisti nga gjiri i Shqipëria po kalojnë formë fantastike në gjetjen e golit dhe ata janë Mirlind Daku dhe Rey Manaj.

Nëse i referohemi shifrave të Dakut në këtë sezon me skuadrën e Rubin Kazan, rezulton se ai e ka gjetur rrugën e golit në 15 raste, gjatë 29 ndeshje, tregues pozitiv. Por kjo nuk është e gjitha. Në 4 takimet e fundit, Mirlindi ka finalizuar 4 gola, komponentë që po një përjeton formë fanastike.

Nuk mund të mbetet mbrapa as Rey Manaj. Lushnjari numëron 12 gola dhe 5 asiste me Sivasspor në Turqi. Dy bomberat tonë i kanë dhënë gjatë këtyre muajve “sinjale” të qarta Sylvinhos se janë gati për të shkakatuar “dëme” në portën e Serbisë dhe Letonisë.      

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga