
Ndeshja Serbi - Shqipëri, kualifikuese Euro 2016 (14/10/2014)
Shqipëria do të luajë 1 nga ndeshjet më të rëndësishme të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026, teksa me 7 qershor do të përballet me Serbinë në “Arenën Kombëtare”.
Një sfidë e cila ka marrë vëmendjen kryesore të të gjithë shqiptarëve. Për shkak edhe të historisë ndër vite të 2 skuadrave, në kryeqytet do të jetë një “luftë” sportive për fitoren.
Pavarësisht se jemi 10 ditë para kësaj përballjeje, bastet kanë “thënë” fjalën e tyre. Serbia shihet si favorite, teksa kuotohet me 2. Ndërkohë fitorja e mundshme e kuqezinjve vlerësohet me 3.8, ndërsa barazimit 3.1.