Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

VIDEO/ Futboll 5×5/ 4 gola dhe emocione të forta, kurorëzohet kampioni

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Futboll 5×5/ 4 gola dhe emocione të forta, kurorëzohet
Finalja e Kampionatit Kombëtar të Futbollit 5×5

Është zhvilluar finalja e Kampionatit Kombëtar të Futbollit 5×5, kompeticion i organizuar nga FSHF, ku u përballën skuadrat ATS dhe Julton.

Finalja e luajtur në Kompleksin Koldashi përfundoi me fitoren e ATS me rezultatin 3-1 ndaj Julton, duke kurorëzuar ATS si kampione të këtij sezoni.

Erald Leci hapi serinë e golave për ATS, ndërsa Ervin Cera realizoi dy herë për të vulosur suksesin e skuadrës së tij. Golin e vetëm për Julton e shënoi Rei Qilimi.

Në përfundim të ndeshjes u zhvillua edhe ceremonia e dorëzimit të trofeut, ku kupën për skuadrën fituese ATS e dorëzoi Specialisti i Futbollit Amator në FSHF, Erald Muça.

Finalja

ATS – Julton 3-1

Golat

ATS: Erald Leci, Ervin Cera (2)

Julton: Rei Qilimi

 

Poll

Lexo gjithashtu