
Kanë përfunduar ndeshjet e fazës së grupeve në turneun “Eagle CUP” dhe janë përcaktuar 8 skuadrat çerekfinaliste: Dinamo City, Dinamo ACC. FC Nigeria, Apolonia, Verona, Vllaznia, Vora, Partizani dhe Atalanta. Në garë për fitimin e trofeut janë edhe 5 ekipe nga klubet shqiptare.
Në ndeshjet e fundit të grupeve, Hellas Verona mposhti ASSM Camerun me rezultatin minimal 1-0. Ndërkohë, në takimin Teuta – Vllaznia, shkodranët dhuruan spektakël dhe triumfuan me rezultatin e thellë 0-3.
Vora fitoi 4-1 ndaj Dream Team, ndërsa Dinamo City u mund 1-2 nga Dinamo ACC. FC Nigeria.
Janë përcaktuar edhe çiftet çerekfinaliste. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen pasditen e sotme.
Dinamo City vs Dinamo ACC. FC Nigeria, Kompleksi “Dinamo”, ora 18:30
Apolonia vs Verona, “Niko Dovana”, ora 19:00
Vllaznia vs Vora, “Shtëpia e Futbollit”, ora 18:30
Partizani vs Atalanta, “Shtëpia e Futbollit”, ora 20:00