Alex Marquez shkëlqeu në pistën e Sepang, duke fituar garën pas një performance dominuese që nga xhirot e para. Me këtë sukses, ekipi Gresini siguroi titullin e skuadrës më të mirë të pavarur në MotoGP.
Pas tij u rendit Pedro Acosta me KTM, i cili edhe këtë herë tregoi stilin e tij "agresiv", por që funksionoi. Podiumi u plotësua nga Joan Mir i Hondës, që përfitoi nga tërheqja e Francesco Bagnaia-s në fund të garës.
Piloti i Ducati-t u detyrua të tërhiqej tre xhiro para fundit për shkak të një problemi teknik. Ky rezultat i rëndë i kushtoi pikë të vlefshme në renditje, duke i hapur rrugën Marco Bezzecchi-t për të marrë vendin e tretë në Botëror, pavarësisht se përfundoi vetëm i njëmbëdhjeti në garë.
???? @alexmarquez73 wins in Malaysia#MalaysianGP ???????? pic.twitter.com/UeNctIIx3m
— MotoGP™???? (@MotoGP) October 26, 2025
