Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MOTOGP

Konfliket në Lindjen e Mesme nuk kursejnë as MotoGP-në, merret vendimi i rëndësishëm për garat në Katar

Shkruar nga NEWSPORT
Konfliket në Lindjen e Mesme nuk kursejnë as MotoGP-në, merret
MotoGP

Garat e Grand Prix në Katar do të shtyhen në nëntor. Ky është vendimi i marrë nga organizatorët të cilët gjykojnë se një zhvendosje e tillë do të ndihmonte mbarëvajtjen e kësaj ngjarje të rëndësishme në MotoGP në një situatë më pak të tensionuar.

Konfliktet në Lindjen e Mesme, të cilat kanë bërë që një pjesë e madhe e eventeve sportive të pezullohen, kanë dhënë efekt edhe në këtë sektor.

Mirëpo, për drejtorin ekzekutiv Carmelo Ezpeleta nuk ka asgjë për t’u alarmuar pasi në bashkëpunim me organin drejtues të Federatës së Motoçiklizmit, kanë rënë dakord që kjo garë të spostohet pas 8 muajsh, kohë që mendohet se në vend mund të jetë qetësuar situata.

“Prioritet për ne mbetet mirëqenia dhe siguria e të gjithëve të përfshirë në MotoGP, po ashtu edhe garancia se çdo Çmim i Madh do të zhvillohet në standardin më të mirë të mundshëm”, ka deklaruar Ezpeleta.

Poll

Lexo gjithashtu