
Rally Albania
Të shtunën e kaluar, ka përfunduar edicioni i 21-të i Rally Albania që është mbajtur në Shqipëri në qytetet e Shkodrës, Korçës, Vlorës dhe Tiranës. Në garën e motorëve off-road vendin e parë e zuri Thomas Marini, vendin e dytë Ludovico Brezzi ndërsa i treti Christian Pastori.
Ndërkohë, së fundmi, faqja e “Rally Albania” ka publikuar në rrjetet sociale disa momente mjaft të bukura nga ndarja e çmimeve. Çmimet janë ndarë në kryeqytet, më saktë në sheshin “Skënderbeu” të Tiranës.
“Pas një jave plot adrenalinë, emocione dhe gara — edicioni i 21-të i Rally-t përfundon me ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Momente të paharrueshme!”, shkruan Rally Albania në rrjetet sociale.
View this post on Instagram
Poll