
Këtë të shtunë, do të zhvillohet aktiviteti sportiv "Maratona Fan Run", një nga ngjarjet më të mëdha sportive në kryeqytet.
Maratona do të nisë në orën 09:00 nga sheshi “Nënë Tereza”, duke vijuar përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe do të zgjasë deri në orën 11:00.
Për shkak të këtij aktiviteti, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka publikuar një plan masash që parashikon devijimin e qarkullimit të automjeteve dhe linjave të transportit urban në disa akse kryesore të qytetit.
Eventi i madh sportiv do të mbahet nesër dhe do të shtrihet në rrugët kryesore të qytetit.
Plani i plotë i masave të hartuara nga Bashkia e Tiranës:
1. Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv "Maratona Fan Run", të organizuar nga Bashkia Tiranë, duke filluar nga sheshi "Nënë Tereza” dhe vijuar deri në fundin e bulevardit "Dëshmorët e Kombit", në krah me instalacionin “Reja”, në datën 18.10.2025 nga ora 09:00 deri në orën 11:00.
1.1. Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet si më poshtë:
Në rrugët "Lek Dukagjini”, rruga "Ibrahim Rugova", rruga "Abdyl Frashëri" dhe rruga "Papa Gjon Pali II".
Në kryqëzimin e rrugës “Abdyl Frashëri" me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës "Abdyl Frashëri" me dalje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Në kryqëzimin e bulevardit “Bajram Curri" me rrugën “Ibrahim Rugova", drejtim i detyruar djathtas.
Në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri" me rrugën "Ibrahim Rugova", drejtim i detyruar djathtas.
Në kryqëzimin e rrugës "Ismail Qemali" me rrugën “Papa Gjon Pali II", drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës "Ismail Qemali" me dalje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit".
1.2. Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjës urbane do të pezullohet përgjatë gjithë bulevardit "Dëshmorët e Kombit" dhe sheshit "Nënë Tereza”, sikurse në të gjitha segmentet rrugore që kryqëzohen me itinerarin e sipërcituar, si më poshtë:
Linja Nr. 1/A "Selitë Kristal Qendër - Stacioni i Trenit - Allias" dhe I/B "Kodra e Diellit 2- Kristal - Qendër - Stacioni i Trenit - Allias" devijon te sheshi "Willson" për të vazhduar në kthim në rrugët "Sami Frashëri" "Myslym Shyri" "Ibrahim Rugova" bulevardi "Gjergj Fishta", kurse pjesa tjetër e itinerarit te kryqëzimi i Ministrisë së Drejtësisë.
Linja Nr. 2 "Teg - Sauk i Vjetër - Kopshti Zoologjik - Ish Stacioni i Trenit" devijon te sheshi "Willson".
Linja Nr. 3 "Kashar - Yzberisht - Qendër” devijon te rruga e "Kavajës" në kryqëzim me rrugën "Ibrahim Rugova" (Banka e Shqipërisë) dhe tek Kafe "Flora" - rruga "Mine Peza" - mrruga e "Durrësit".
Linja Nr. 4 "Qendër - QTU - Megatek - City Park" devijon nga sheshi “Karl Topia" - "Zogu I" -rruga “Fortuzi" - ruga e "Durrësit".
Linja Nr. 5/B "Institut - Qendër” devijon nga sheshi “Karl Topia" – bulevardin “Zogu I"- rruga "Fortuzi" - rruga e "Durrësit".
Linja Nr. 8 "Ish Stacioni i Trenit – Qendër - Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium - Teg" devijon në kryqëzimin e rrugës së "Elbasanit" - rrugën "Ismail Qemali" – bulevardin "Bajram Curri" - rruga e "Elbasanit".
Linja Nr. 9 "Qyteti Studenti - rruga "Jordan Misja” devijon në kryqëzimin e rrugës së "Elbasanit"- rrugën "Ismail Qemali" – rrugën "Papa Gjon Pali II" - bulevardi "Bajram Curri" - rruga e "Elbasanit” dhe pjesa tjetër e itinerarit bulevardi “Zogu I" - rruga "Fortuzi" - rruga "Mine Peza".
Linja Nr. 10/A "Materniteti i Ri - Qendër - Ish Fusha e Aviacionit” devijon te ura e rrugës së "Elbasanit” dhe pjesa tjetër te rruga e "Kavajës" në kryqëzim me rrugën "Ibrahim Rugova" (Banka e Shqipërisë).
Linja 10/B "Qendër - Mihal Grameno -Qendër" devijon te ura e rrugës së "Elbasanit".
Linja Nr. 12/A “Uzina Dinamo e Re - Sharrë” devijon në kthim te rruga e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën "Ibrahim Rugova" (Banka e Shqipërisë) dhe pjesa tjetër bulevardi "Zogu I" - Rruga “Fortuzi" – rruga "Mine Peza".
Linja 12/B "5 Maji – Sharrë” devijon në kthim te rruga e "Kavajës” në kryqëzim me rrugën "Ibrahim Rugova" (Banka e Shqipërisë) dhe pjesa tjetër bulevardi "Zogu I" - rruga "Fortuzi" rruga "Mine Peza” – Unazë - rruga “5 Maji”.
Linja Nr. 13 "Tirana e Re" sipas sensit orar të devijohet në kryqëzimin me rrugën "Myslym Shyri" drejt “Librit Universitar” në kthim te sheshi “Willson”.
Linja Nr. 15 "Kombinat - Kinostudio” të devijojë te rruga e "“Kavajës” në kryqëzim me rrugën "Ibrahim Rugova" (Banka e Shqipërisë) dhe pjesa tjetër në kryqëzimin me “Unazën e Vogël" të vazhdojë drejt (mbrapa TOВ).
Linja Nr. 16 “Linja e Gjelbërt” të devijojë te ura e rrugës së "Elbasanit" dhe ura e rrugës "Sami Frashëri".
1.3. Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjithë itineraret e mësipërm.