
Ish-kampioni botëror i peshave të rënda, Tyson Fury, pritet të rikthehet në ring vitin e ardhshëm, sipas Turki Alalshikh, kreut të Autoritetit të Përgjithshëm të Argëtimit në Arabinë Saudite. Fury, 36 vjeç, njoftoi tërheqjen në janar pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk në përballjen e tij për titujt WBA (Super), WBO dhe WBC.
Alalshikh publikoi në rrjetet sociale një foto duke i dhënë dorën Fury-t dhe tha se “Mbreti Rom” do të rikthehet në sezonin Riyadh 2026. Fury reagoi duke shkruar: “Le të shohim çfarë sjell viti 2025” me disa emoji që nënkuptonin humor dhe dollarë.

Më vonë, Fury tha se mund të përballet për herë të tretë me Usyk në prill 2026 në Stadiumin Wembley. Ai u shpreh se dëshiron ta marrë hakun në Angli, pasi nuk beson se ka humbur me drejtësi në dy përballjet e mëparshme.
Nëse nuk arrihet kjo ndeshje, Fury tha se do preferonte të përballet me Anthony Joshuan, duke e quajtur atë “ndeshjen më të madhe britanike që do të ndodhë ndonjëherë.”