Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOKS

Duelin përballë Usyk e sheh vendimtar, Daniel Dubois synon lavdinë si kampion i padiskutueshëm

Shkruar nga NEWSPORT
Duelin përballë Usyk e sheh vendimtar, Daniel Dubois synon
Daniel Dubois

Daniel Dubois beson se një fitore ndaj Oleksandr Usyk në përballjen e tyre të dytë do ta ngjiste në mesin e elitës së boksit botëror. Britaniku synon të bëhet kampioni i parë i padiskutueshëm në peshat e rënda nga Britania që prej Lennox Lewis.

Pas humbjes nga Usyk në vitin 2023, Dubois rikthehet në Londër për një përballje të rëndësishme, këtë herë si kampion në versionin IBF. Ai do të kërkojë t’i shtojë koleksionit të tij titujt botërorë që mban ukrainasi i pamposhtur.

"Ky duel më vendos në një radhë me emra si Lennox Lewis, Mike Tyson dhe Rocky Marciano", deklaroi Dubois. Ai shtoi se do të sjellë “kaos në ring” dhe do të fitojë “me çdo kusht”.

Pas një karriere me ulje-ngritje, Dubois ka lënë pas kritikët që e shënjestruan pas humbjes nga Joe Joyce në vitin 2020. Në nëntë muajt e fundit, ai ka mposhtur emra si Jarrell Miller, Filip Hrgovic dhe Anthony Joshua, duke siguruar një "rematch" historik me Usyk.

Në një reflektim personal, Dubois tha se nuk do ta kishte imagjinuar këtë rrugëtim, por gjithmonë ka besuar se do të arrijë në majë. Ai falënderoi babain, trajnerët dhe promotorin Frank Warren për mbështetjen dhe drejtimin e duhur.

Frank Warren deklaroi se këtë herë Usyk nuk do të përballet më me “Danielin djalosh, por Danielin burrë”. Ai tha se Usyk është më i miri i brezit të tij, por “të gjithë janë më të mirët, derisa të mposhten, dhe mendoj se tani i ka ardhur koha”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga