
Jurgen Uldedaj
Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj është një nga sportistët më të pikasur dhe produktiv të kombi tonë. 28-vjeçari do ketë shansin të garojë për titullin Botëror “IBO”, kundër “kolegut” kamerunas Rolly Lambert Fogoum.
Ndeshja është përcaktuar në datën 25 tetor, Londër. Aktualisht, Uldedaj e ka rekordin si boksier profesionist 20 fitore dhe vetëm 1 humbje.
Shqiptari 8 ndeshje i ka fituar me “nokaut”. Në “letër”, lezhjani është ndjeshëm i favorizuar për të marr titullin Botëror në një ndeshje që mund të ngrejë në peshë flamurin kuqezi.

Ndeshja Uldedaj - Fogoum
Poll