Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Shkëlqeu me Poloninë, Mihaj: E kam ëndërr të jem kapiten, na mundën me fat

Shkruar nga NEWSPORT
Shkëlqeu me Poloninë, Mihaj: E kam ëndërr të jem

Enea Mihaj ka folur pas humbjes 1-0 me Poloninë. Qendërmbrojtësi i Kombëtares deklaroi pas ndeshjes:

“Jam i mërzitur për rezultatin. Bëmë një paraqitje të mirë. Ndonjëherë është dhe fati, edhe momenti i ndeshjes. Polonia bëri një gol në minutat e fundit të pjesës së parë. Kështu humbëm ndeshjen. Ky është futbolli. Tani le të vazhdojmë dhe të bëjmë atë që kemi bërë në këtë ndeshje.

Titullar? Për mua është e rëndësishme të fitojë Kombëtarja. Sylvinho më dha këtë shans sot. U mundova të bëj një ndeshje të mirë, të ndihmoj ekipin. Por, të vazhdojmë përpara.

Kapiten? Është një ëndërr i imja. E kam thënë. E besoj. Çdo ditë do të punojë më shumë. Kur të më jepet mundësia, do të bëj sa më mirë.

E vërtetë është se ishte një gol me fat. Duhet të shikojmë pak linjën. U futëm në kohë që duhesh. Është një gjë e punuar në stërvitje dhe duhet ta analizojmë. Ishte një situatë më shumë me fat besoj”, tha ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga