Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

VENDI

RENDITJA/ Elbasani merr kryesimin, Luzi ndez shpresën e mbijetesës, Tomori me një ‘këmbë’ drejt rënies

Shkruar nga NEWSPORT

Kategoria e Parë luajti mesditen e djeshme javën e 24-të që prodhoi rezultate surprizuese ku befasia me e madhe ndodhi në Luz. Vendasit arritën të mposhtnin Bylisin kryesues duke i dhënë kështu kreun Elbasanit që fitoi 0-5 ndaj Besës.

Vora mbetet në kuotën e 45 pikëve pas humbjes me Burrelin, duke u barazuar kështu me Flamurtarin që fitoi ndaj Kastriotit. Të barabartë qëndrojnë në vendet 5 dhe 6 Apolonia me Korabin. Fierakët u ndalën në barazim në derbin e Myzeqesë ndaj Lushnjes, ndërsa dibranët fituan përballë Tomorit.

Në vendet 7 dhe 8, larg Play-Off dhe larg Play-Out qëndrojnë Burreli me Lushnjen me 28 dhe 27 pikë. Kastrioti është 4 pikë më pak në vendin e 9-të, ndërsa Besa e 10-ta me 19 pikë. Fitorja i jep shpresë Luzit për mbijetesë duke shkuar në vetëm 1 pikë pas Besës. E rëndë situata për Tomorin që mbetet e fundit me 14 pikë.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7