
Ndeshja midis Lecces së Ylber Ramadanit dhe Sassuolos së Nedim Bajramit është mbyllur në barazim. Sfida në kuadër të javës së 8-të të Serie A ka përfunduar 1-1.
Ramadani e nisi sfidën titullar si zakonisht duke qëndruar në fushë deri në fundin e sfidës. Në krahun tjetër Nedim Bajrami e nisi ndeshjen nga stoli dhe u aktivizua në minutën e 64’ ku zuri vendin e ish-it të Milanit, Samu Castillejo. Në fund të sfidës Ramadani u vlerësua me notën 7, ndërsa Bajrami me notën 6.5.
Me këtë barazim Lecce mban vendin e 7-të me 12 pikë, ndërsa Sassuolo renditen e 9-ta me 10 pikë të grumbulluara.
Poll