
Ylber Ramadani gjatë merkatos së verës bëri edhe hapin e madh në karrierën e tij, ndërsa firmosi për Leccen në Serie A. Tashmë mesfushori i kombëtares shqiptare është kthyer menjëherë në një lider te skuadra italiane, i cili me paraqitjet e tij ka fituar zemrat e të gjithëve.
27-vjeçari ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ku ka folur për kalimin e tij në Serie A dhe sa i pëlqen jetesa e tij në Itali.
“Lecce? Që në ditën e parë, këtu më kanë bërë që të ndihem sikur jam një nga ata dhe më kanë mirëpritur në mënyrën më të mirë të mundshme. Jetoj në qendër të qytetit, problem kam parkimin. Dhe ushqimi është i shkëlqyer. Pastat me pomodorini dhe picat janë më të mirat.
Si zëvendësues i Morten Hjulmand ? E dija që nga dita e parë që duhet të jepja shumë më shumë. Gjithmonë 100%. Hjulmand ishte i rëndësishëm këtu dhe bëri shumë mirë. e dija që duhet vetëm të punoja, punoja dhe punoja.
Ofertat nga Serie A? Në verë, opsion ishte dhe Hellas Verona. Por pash këtë projekt, seriozitetin e klubit dhe nuk kisha dyshime.
D’Aversa? Po shkon mjaft mirë, ai më ndihmon shumë dhe madje më ndihmon dhe me stërvitje personale. Ai më ka thënë që duhet të gjuaj dhe kur kam hapësira e bëj. Kam shënuar 8 gola në karrierë dhe një është me Shqipërinë”, ka përfunduar mesfushori i kombëtares shqiptare.