Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

OPINION

OPINION/ Ja pse Skënderbeu fiton në Korçë, Partizani triumfon vetëm me... kundërsulm

Shkruar nga NEWSPORT
OPINION/ Ja pse Skënderbeu fiton në Korçë, Partizani

Nga Erbim Fagu

Skenderbeu-Partizani vijnë ndryshe nga njëra tjetra në këtë takim të rëndesishëm të javës së tretë.

Bardhekuqta vijnë nga barazimi me Kamzën ku zhvilluan një ndeshje të vakët deri diku.

Korçarët, sigurisht qe janë pak më të avantazhuar se Partizani për shkak se luajnë në fushën e tyre pranë tifozerise dhe do të mundohen  të marrin maksimumin ne kete takim.

Në këtë ndeshje pikë kyçe për Skënderbeun do të jetë mesfusha, pasi aty mendoj që do të bëhet lufta për të fituar ndeshjen. Skënderbeu mund te luajë me rreshtimin e saj të përhershëm, vetëm se treshja e mesfushës do jetë me kulm nga lartë që mund të formohet me Shkodrën, i cili do luajë mbrapa sulmuesit Soëe.

Skënderbeu do mundohet të shfrytëzojë dhe entuziazmin që e rrethon përpara ndeshjes në ''Eurpa League'', pasi dhe ana psikologjike tek lojtarët e Skënderbeut mund të ndikojë shumë.

Partizani në këtë takim vjen ndyshe nga Skënderbeu që gjithsesi i ka pikët e veta.

Nisur nga ky fakt, të kuqtë do jenë nën presionin e pikëve të ndeshjes gjate gjithë kohës, pasi me një rezultat negativ do krijoheshin shumë re negative mbi "qiellin e kuq".

Duke u nisur nga ndeshja e fundit e Partizanit mendoj që aktivizimi i Bardhit do jetë një zgjedhje e zgjuar pasi është një lojtar i shpejt që shfrytezon pasimet vertikale dhe në situatat 1vs1 është tepër i rrezikshem.

Jam pak skeptik për vendosjen e Trashit si ëinger i djathtë, ku shpesh here ndeshjen e fundit e pashë në vështirësi, pasi çdo moment mundohej të futej nga brënda fushe për të dalë tek kemba e tij e majte, për të sherbyer tek sulmuesit, por që u lexua disa herë nga mbrojtësit kundershtar.

 

Gjithsesi, Partizani në Korçe ka treguar gjithmonë që luan mirë, duke marrë dhe pikë të rëndësishme. Partizani me aktivizimin e Bardhit dhe Sukajt ose Çanit, do mundohet të shfrytezoi kundërsulmin në Korçe, për te surprizuar vendasit, duke parë që Skënderbeu do mundohet ta ketë topin më shumë në zotrim.

 

Një ndeshje vërtete e bukur për tu parë, si për tifozët ashtu dhe për sportdashesit, pasi ka shumë elementë që kjo ndeshje nuk duhet humbur.

Tags:

OPINION

Poll

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga