Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

OPINION

OPINION/ Kur*ëritë politike të dënimeve të FIFA-s...

Shkruar nga NEWSPORT
OPINION/ Kur*ëritë politike të dënimeve të FIFA-s...

Nga Adriatik Dosti

Futbollisti në foton e mësipërme është nga Arabia Saudite dhe quhet Al Dasawri dhe është fotografuar në momentin e festimit të golit të fitores 2-1 të shënuar prej tij ndaj Egjiptit.

Asgjë më shumë nuk bëri ai se sa ajo që bënë Xhaka dhe Shaqiri tek festuan golat e tyre kundër Serbisë. Atëherë normalisht e logjikisht lind pyetja: Kjo FIFA që u tremb kaq shumë nga hapja e hetimeve që kërkoi Serbia ndaj lojtarëve shqiptarë të Zvicrës, pse festuan me simbolin e Shqiponjës. A do ta dënojë vallë edhe futbollistin arabo-saudit pse bëri të njëjtën gjë?

Kryekëput vendimi dhe dënimi i FIFA-s për lojtarët shqiptarë është sa qesharak, i pavend dhe krejtësisht absurd, po aq edhe i padrejtë dhe i ngjyrosur politikisht.

Si ka mundësi të dënosh materialisht me dyfishin e gjobës ata që me festimin e tyre as fyen e as ofenduan askënd, as provokuan e goditën askënd, por edhe nuk nxorën qoftë edhe një fjalë të keqe nga goja për askënd?

Dhe të dënosh në mnëyrë qesharake, presidentin e Federatës Serbe të Futbollit, S. Kokeza, i cili nxitoi t'i dërgojë FIFA-s kërkesën për hapjen e një hetimi disiplinor për dy futbollistët shqiptarë të cilët sipas tij kishin ofenduar rëndë Kombin e tij. Dhe pse? Sepse kishin festuar paqësisht me simbolin kombëtar të origjinës së tyre.

Dhe të dënosh në mënyrë qesharake trajnerin serb Krstajiç, i cili publikisht e në formën më të dënueshme sportive e krahasoi vetë FIFA-n dhe organizmat e strukturën e saj me Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës që gjoja na dënoka vetëm serbët e askënd tjetër?

Si ka mundësi të dënosh dyfish Xhakën e Shaqiri që vetëm festuan gëzimin e tyre të ligjshëm të fitores dhe të shënimit të golit? Dhe të heshtësh e të bësh rolin e qorrit e të shurdh-memecit ndaj koreve raciste serbo-ruse që gjatë gjithë takimit Zvicër - Serbi thirrën pa pushim ubi-ubi shiftari (vritini, vritini shqiptarët) që gjatë gjithë ndeshjes i shanë, ofenduan, fyen e fërshëllyen veçmas futbollistët shqiptarë të formacionit helvetik?

Si ka mundësi të mos marrësh asnjë lloj mase ndaj atyre tifozëve huliganë serbo-ruse që goditën me sende të forta e të palejueshme lojtarët shqiptarë e zvicerianë bashkë në momentet e tyre të festimit të golave por edhe të fitores mbi ekipin serb, aq shumë që në internet e rrjetet sociale po qarkullojnë qindra video që e vërtetojnë këtë katër-cipërisht?

Si ka mundësi të mos marrësh asnjë lloj mase e vendimi apo edhe dënimi ndaj atyre huliganëve-tifozë të cilët shkëmbejn përshëndetje reciptroke me tre gishtat e simbolit politik të cetnikëve vrasës e kriminelë serbë me lojtarët e tyre, Matiç, Tadiç, Stojkoviç, Mitroviç e Kolarov?

E më keq akoma edhe kur të këta të fundit që u respektuan in extremis nga lojtarët, trajnerët e stafi "sportiv" serb mbanin në fanelat e tyre të stampuar portretin e kriminileti sadist serb Ratko Mlladiç.

Si ka mundësi të mos marrësh asnjë masë disiplinore ndaj kapitenit serb Kolarov, i cili pas ndeshjes shkoi në drejtim të huliganëve serbo-ruse dhe i përshëndeti me Tre Gishtat Cetnike e pas ndeshjes i quajti publikisht në një deklaratë të tij futbollistët shqiptarë të Zvicrës, primitivë duke shtuar se serbët janë 10 vjet para nesh.

E pra, të festosh paqësisht me simbolin e Kombit tëndë, për këtë kodosh FIFA qenka më e rëndë dhe më e rrezikshme se sa përshëndetja kriminale serbe me Tre Gishta, se sa deklaratat politike e luftnxitëse të serbëve që kërkojnë "armikun e shkaktarin" e humbjes dhe disfatës së tyre poshtëruese tek shqiptarët e Zvicrës. Qenka më e rëndë se sa thirrjet e serbëve për vrasje, hakmarrje e luftë, se sa thirrjet gjatë gjithë ndeshjes Kosova është Serbi etj etj.

Dhe normalisht që për këtë lloj FIFA që trembet qoft edhe nga flamujt paqësorë të Shqipërisë e të Kosovës në stadium dhe nuk i "bën syri terr" nga portreti i kriminelit Mlladiç. Për këtë lloj FIFA që me 12 qershor 2018 mban në faqen e saj zyrtare foton e futbollisti serb Nimanja Matiç duke përshëndetur me tre gishtat cetnike. E për këtë m*t FIFA që hesht turpshëm kur Ministri i Jashtëm serb Daçiç pas fitores së Serbisë me Costa Rikën deklaron publikisht në televizionin shtetëror serb e në gazetën Kurir se nisi hakmarrja e meriturar, duke aluduar për atë se Costa Rika është ndër të parat shtete në botë që njohu pavarësinë dhe shtetin e Kosovës. Sigurisht që sot e mot më e rrezikshme dhe më e prirur për t'u dënuar do të jetë Simboli paqësor i shqiponjës së shqiptarëve se sa poshtërsitë e panumërta, tre gishtat cetnike, provokimet, agresiviteti, fyerjet, ofendimet, thirrjet për luftë e gjakmarrje të serbëve e Serbisë kundër armiqve të tyre.

Dhe FIFA edhe këtë radhë, ashtu sikurse shumë herë të tjera nuk bëri gjë tjetër veçse ra edhe njëherë brenda çarkut të fëlliqur serb, ose thënë më saktë, qartë e shqip e kur*ëroi edhe njëherë tjetër me orientimin e sygjerimin e Kur*ës Serbi.

 

Tags:

OPINION

Poll

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga