Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

OPINION

OPINION/ Dy fjalë për zgjedhjet: Zoti FINO, ja pse duhet të fitojë ARMAND DUKA

Shkruar nga NEWSPORT
OPINION/ Dy fjalë për zgjedhjet: Zoti FINO, ja pse duhet të

Nga Agron Isufi

Jam duke menduar prej disa ditësh të shkruaj a të mos shkruaj për Kreun e FSHF...Duke qenë një tifoz shkodran që në 1968 dhe njoh shumë mirë të gjitha sportet, por sidomos atë të futbollit, të asaj kohe dhe sot, ndryshimet në kohën e sistemit komunist, me të sotmin, ju kam dëgjuar live në debatin mes zotit Fino dhe presidentit actual Duka.

Dy gjëra të atij debate të egër nuk më pëlqyen: klani i Zemunit dhe se kur ka qenë zoti Fino kryeministër u vranë shumë njerëz...të gjitha fjalë të thëna në debat dhe që janë të papranueshme. Në fund më pëlqeu që të dy konkurrentët I dhanë dorën njëri tjetrit.

Zoti Fino,

Unë si person njoh punën tënde që kur ke qenë kryetar bashkie në Gjirokastër dhe kur në situatën më të keqe të Shqipërisë more drejtimin e qeverisë në vitin 1997 dhe të gjithë të përkrahën. Si njeri I mirë dhe I adhuruar nga të gjithë. Dhe për mua mbetesh njeriu ndër më të mirët politikanë që ka PS dhe që ke qenë gjithmonë pranë futbollit, si tifoz dhe ndoshta edhe shumë njohës I futbollit shqiptar. Këtë nuk e mohon kush, që je ndër politikanët që shohim në tribunat e stadiumit duke ndjekur shumë ndeshje futbolli. Në debat më pëlqeve kur the se një president nuk duhet të ketë më shumë se dy mandate. Madje më pëlqeu edhe që do të bësh public paratë e harxhuara shumë dakord me ty. Që do të bësh nga një fushë për cdo bashki në Shqipëri...Ok, dakord, por pse nuk konkurruat para katër vitesh? Pse e latë për këtë vit? Pse të mendoj unë dhe të tjerët që do të hyjë politika në sport? Pse nuk ia le radhën një futbollisti të madh që kanë edhe financa, si Zmijani, Lala, Tare, Cana, Bogdani...që e njohin në detaj futbollin si askush tjetër. Që je menaxher I shkëlqyer e dimë, dhe që si economist je I mrekullueshëm nuk ta mohon kush. Por duhet të respektohet edhe kreu actual I futbollit, zoti Duka që ka merita shumë të mëdha në ngritjen e infrastruktuës në të gjithë Shqipërinë. Që para 10 viteve ishin skandaloze.

Armando Duka bëri shumë fusha në Shqipëri, të reja, sin ë Durrës, Shkodër, Elbasan, Fier, Tiranë etj etj. Organizoi dhe ngriti futbollin e femrave në Shqoipëri. Që është sot edhe një kampionat I rregullt me 10 skuadra. Dhe po merr pjesë në Kupat e Evrpopës. Kjo ëhstë meritë e madhe e tij, bëri shumë terrene sportive, fusha minifutbolli dhe të mëdha. Kam qenë prezent që klubi I futbollit "Juban Danja, që bëri një fushë artificiale për stërvitje, jo në qytet, porn ë fshat, kjo është meritë e Dukës, nuk duhet mohuar.

Hapja e zyrave rajonale të futbollit në Fier, Shkodër, Durrës etj...Ndihmesa e FSHF në stadiumin e Elbasanit, Shkodrës, Tiranës, ngritja e futbollit shqiptar...që Skënderbeu po nderon futbollin shqiptar në kupat e Evropës, Kukësi arriti të kalojë tre ture...Nuk është meritë e Dukës për këto arritje? Organizimin dhe mbështetjen  që iu jep të gjitha kombëtareve të moshave U15, U17 apo shpresave. Me grumbullime e trainer të aftë e të kualifikuar. Apo me dhënien dorë të gjithë në moshë të re të gjyqtarëve të futbollit dhe gjyqtareve femra, apo me marrjen pjesë për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar në Euro2016.

Dhe ky njeri bëri një gjë që do të mbesë në histori, që fitoi ndeshjen me Rumaninë. Nuk është më kombëtarja shqiptare që humb me rezultate të thella që I dimë të gjithë. Dhe është interesuar aq shumë UEFA apo në Lozanë për pikët kundër Serbisë, që edhe kjo është meritë e Dukës.

Një gjë që nuk e kishte bërë kush tjetër që mori në kampionatin Evropian të gjithë ish-futbollistët që kanë luajtur qoftë edhe 1 minutë me kombëtaren, në evropianin e Francës, me hotele, bileta e ngrënie. Cdo gjë meritë e FSHF.

Marrëdhënien që Duka ka me UEFA, ti nuk e ke. Eksperiencën e Dukës nuk e ke zoti Fino që mund të thuash se ka pasur korrupsion në federatë...kudo ka zoti Fino, kudo ta cosh KLSH në të gjitha institucionet e shtetit.

Ndaj jam i mendimit që Armando Duka ka arsye të fitojë nesër, që prezenca e të deleguarit ukrainas të UEFA të kontrollojë gjithcka nesër, që të fitojë futbolli shqiptar, që ta meritojë më I miri. Ndaj të gjithë këtë ta bëjmë për futbollin shqiptar.

Tags:

OPINION

Poll

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga