
“…dhe kush e beri golin, nje futbollist qe nuk bente 10 metra vrap. Nje sulmues qe me duket se punonte kamarier ne Kosove dhe e kishin marre ne ekip, qe mund te ishte edhe nja 25 kg mbi peshe.”
Kjo ishte deklarata për ‘Shkodra Sport’ e ish-lojtarit dhe ish-administratorit të Vllaznisë, Kujtim Shaba, për sulmuesin e Kukësit Atdhe Rashiti i cili shënoi golin e fitores për verilindorët ndaj shkodranëve. Deklaratë që solli reagim të menjëhershëm nga tifozët e thjeshtë që e konsideronin këtë deklaratë si ‘ofenduese’ dhe ‘pa pikë respekti’.
Ndër komentet e shumtë, bie në sy edhe ai i vetë zv.trajnerit të Kukësit, Oltijon Kërnaja i cili shprehet se ‘Atdhe Rashiti ka dalë nga një akademi prestigjoze si ajo e Basel’ dhe kaq mjafton për të patur ndopak respekt për emrin e tij.
“Palo burre dhe ky! Atdhe Rashiti , thuaj zotnise ka dal nga akademia e Basel. Kaq besoj Mjafton!”, komentoi Kërnaja.