Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

NOTAT/ Bajrami dhe Muçi më të mirët, dy kapitenët Hysaj e Berisha “ngelin në klase”

Shkruar nga NEWSPORT

Kombëtarja shqiptare arriti një fitore jetike përballë Ishujve Faroe teksa i mposhti me rezultatin 1-3. Golat e Bajramit, Asllanit dhe Muçit ndezën festën kuqezi në fushën e lojës që i japin Shqipërisë vendin e dytë në grup pas humbjes së Polonisë.

Me përfundimin e ndeshjes, vijnë edhe notat nga FlashScore e SofaScore. Një ndeshje e mirë për të gjithë lojtarët në përgjithësi por diferencën e bëjnë Nedim Bajrami dhe Ernest Muçi. FlashScore vlerëson autorin e golit të parë me notën më të lartë 8.0 ndërsa SofaScore notën më të lartë, 7.8. ja jep Muçit i cili nuk gaboi thuajse asnjëherë sapo u fut në lojë duke vulosur sfidën me golin e tij.

Më të dobtit për të dyja sajtet u vlerësuan dy kapitenët, Hysaj e Berisha. Mbrojtësi merr notën 6.9 dhe 6.7 ndërsa portieri më të ultën, 6.6 dhe 6.4.

Notat nga FlashScore:

Notat nga SofaScore:

[gallery jnewsslider="true" ids="697567,697568"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga