
Kristjan Asllani me gjasë do të largohet nga Interi në merkaton e janarit. Mesfushori elbasanas duket i pakënaqur te zikaltërit për shkak të mungesës së hapësirave në formacionin titullar. “Calciomercato” shkruan se në këto kushte drejtuesit e klubit italian priten ta huazojnë sërish te Empoli.
Edhe pse kjo s’është zyrtare, dëshira e Asllanit për pasur më shumë minuta ka bërë që të shihet si opsion huazimi i tij. Edhe pse Marcelo Brozoviç është i dëmtuar, sërish për elbasanasin nuk ka hapësira. Pritet me interes të shihet se çdo të ndodhë, teksa kujtojmë që mesfushori është huazuar po nga Empoli me të drejtë blerje në fund të këtij sezoni futbollistik.
Poll