Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Hidhet sot shorti për Kupën e Botës 2026, Shqipëria dhe Kosova gjithë sy e veshë nga Washington-i

Shkruar nga NEWSPORT
Hidhet sot shorti për Kupën e Botës 2026, Shqipëria dhe
Shqipëri - Kosovë

Ditën e sotme të gjithë shqiptarët anembanë botës janë sy e veshë nga Washington, aty ku do të hidhet shorti për Kupën e Botës 2026. Shqipëria e Kosova do të mësojnë rivalët e finaleve të Kupës së Botës, nëse dy ekipet ia dalin me sukses të kalojnë fazën e “Play-Off”.

Goglat do të hidhen në orën 18:00, teksa pjesëmarrëse në botëror do të jenë 48 ekipe, të cilat  janë të ndara në 4 grupe me nga 12 skuadra. Gjithçka do të startojë me ekipet e vazos së parë, ku secila do të vendoset nga grupet A deri në grupin L. më pas do të merren ekipet e vazos së dytë e kështu me rradhë, deri te vazo e 4-të, ku ndodhet edhe Shqipëria me Kosovën.

Ndërkohë vlen të theksohet se Shqipëria do të luajë ndaj Polonisë, sfidën e parë të “Play-Off”, ndërsa Kosova do të përballet me Slloveninë. Dhe nëse kuqezinjtë dhe “Dardanët” kalojnë me sukses këto sfida, në finalen e “play-off” kuqezinjtë do të sfidohen me fituesin e çiftit Ukrainë – Suedi, ndërsa “Dardanët” do të përballen me fituesin e çiftit Turqi – Rumani.  

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by OneFootball (@onefootball)

 

Poll

Lexo gjithashtu