Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

VENDI

“Muzikë tjetër në ndeshjen e kthimit”, Martini nis përgatitjet për të mbajtur fjalën

Shkruar nga NEWSPORT
“Muzikë tjetër në ndeshjen e kthimit”, Martini nis
Teuta dhe Tirana do të përballen sërish, kësaj rradhe në Kupën e Shqipërisë, pasnesër në orën 17:00, përsëri në Niko Dovana. Sfida e parë është mbyllur me fitoren e bardhebluve 3-0, një rezultat që nuk premton shumë për durrsakët. Pikërisht në këtë stadium, të shtunën, Teuta i dha ndoshta goditjen më të fortë të këtij sezoni kryeqytetasve teksa kryeqytetasit jo vetëm që humbën ndeshjen por iu pezulluan edhe 3 lojtarë titullarë në derbi. Trajneri Martini në përfundim të sfidës së parë në Kupë, tha se ndeshja e kthimit do të ishte një tjetër muzikë. Se çfarë do të ndodhë mbetet të shihet por bregdetarët janë kthyer ditën e sotme në stërvitje dhe kanë nisur përgatitjet për këtë sfidë.
Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7