Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Më i miri në Itali por rezervë te Kombëtarja, Elhan KASTRATI: Gëzohem kur performoj dhe bëj më të mirën time

Shkruar nga NEWSPORT
Më i miri në Itali por rezervë te Kombëtarja, Elhan

Elhan Kastrati është portieri shqiptar me formën më të mirë por në Kombëtare janë preferuar Strakosha e Berisha që nuk kanë luajtur asnjë minutë me ekipet e tyre. Titullar i padiskutueshëm me Cittadellan në Serie B, gardiani shqiptar ishte më i miri në javën e fundit dhe së fundmi ka folur për Il Gazzetino për performancat e tij dhe misionin për të shpëtuar Cittadellan nga rënia.

“Duhet të nisnim me këmbën e djathtë pas pushimit, në Modena nuk arritëm të fitonim, por 1 pikë jashtë nuk është shumë e keqe. Kur nuk fiton, e rëndësishme është të mos humbësh, sidomos në këtë fazë shumë delikate të kampionatit.

Për mbijetesën do të jetë një betejë deri në fund, ndeshjet do të bëhen gjithnjë e më të vështira dhe skuadrat gjithnjë e më të mbyllura, të gjithë do të përpiqen të bëjnë sa më pak gabime. Por ne jemi gati.

Gëzohem kur performoj mirë dhe ndihmoj Cittadellan, kur bëj mirë timen, gëzohem. Faza e mbrojtjes shkoi mirë, të gjithë u sollën shkëlqyeshëm, qendërmbrojtësit bënë disa ndërhyrje vendimtare duke zgjidhur situata të ndërlikuara.”-tha portieri.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga