Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

OPINION

Maskarada ''futboll'' e Fushë Krujës...

Shkruar nga NEWSPORT
Maskarada ''futboll'' e Fushë Krujës...

Nga Adriatik Riza Dosti

Futbollin ne Shqiperi nuk e vret e nuk e dhunon as Qeveria e as Policia por vetem Federata Antishqiptare e Futbollit...

Nje nder shfaqjet me te shemtuara sportive qe kam pare gjate jetes sime......keshtu mund ta pershkruaj me dy fjale ndeshjen e radhes se Superliges shqiptare zhvilluar ne mesditen e se Djeles se 17 Marsit 2019 ne Fushe Kruje mes Kastriotit dhe Tiranes...

Se pari ..kjo fushe ishte e denuar nga Komisioni i Disiplines sikurse edhe ekipi i Kastriotit gjithashtu....dhe cuditerisht u fal vetem disa ore perpara ndeshjes e cila ishte planifikuar te luhej ne Durres...

Se dyti si ka mundesi qe FSHF ka arritur ta lincensoje kete fushe sportive aq me shume per ne Superlige kur ne te nuk sigurohet as minimumi i sigurise per pjesen teknike te nje aktiviteti sportiv...lojtare, trajnere, staf drejtues, gjyqtare e deri edhe tek presidente klubesh , gazetare , staf vezhgues , pjestare te federates etj etj...lere me pastaj te flasesh per tifozerite rivale ku dhuna e perleshjet mes tyre mund te shperthejne nga casti ne cast e askush nuk i del dot per zot per ti evituar...pasi nuk egziston asnje kusht e asnje mundesi teknike per ta bere nje gje te tille...

Se treti si mund te luhet futboll Superlige ne nje terren te tille skandaloz i cili nuk ploteson asnje prej kushteve me minimale per nje ndeshje futbolli te rangut ne fjale...

Qe ne fillim ndeshja nisi tejet e tensionuar ku vec provokimeve e aspersise ne nderhyrjet e tyre lojtaret vendas te nxitur edhe nga trajneri i tyre Devolli, pankina e sidomos nga sharjet vulgare ne korr te tifozerise vendase vazhduan te ''trimerohen'' edhe me shume duke i dhene zemer nje gjyqtari injorant e sharlatan me emrin Olsi Sokoli qe ne te 26 minute te takimit te fershelleje per nje penallti fantazem e inegzistente ne favor te ekipit vendas...

E kam pare mbi 10 here momentin ne fjale ..dhe po 10 here jam mese i bindur qe kemi te bejme me nje faull ne favor te Tiranes e absolutisht JO per nje penallti qe nuk ka brenda as nje element te saj....per Kastriotin ...

E detyruar nga tensioni dhe provokimi i pa reshtur i vendasve te cilet kerkonin ta fitonin ndeshjen me cdo lloj menyre...Tirana e trajneri Mema detyrohen te largojne nga fusha e lojes sulmuesin kryesor te tyre Ngo...sa pa e ndeshkuar sharlatani Sokoli me ndonje karton te kuq..

Nje ndeshje qe pati brenda saj plot 41 faulla...nje ndeshje qe futbollistet vendas ne perplasjen e ne kontaktin me kundershtarin por edhe thjesht vetem me topin u shtrine e simuluan banalisht ne fushen e lojes per te vonuar ndeshjen e per te perfituar minuta ne favor te tyre plot 21 here...dhe nje gjyqtar totalisht i pa afte qe ne fund te takimit akordon ne menyre qesharake vetem 4 minuta shtese...dhe nuk ndeshkon askend prej tyre per simulim loje ...

Ekzaktesisht per te njejtin lloj faulli .. te cilin e dha penallti...po ky gjyqtar ne pjesen e dyte nderhyrjen identike te mbrojtesit vendas Usseini ndaj nje lojtari te Tiranes nuk guxon ta ndeshkoje as me kartonin e verdhe...e me pas per protestat mese te drejta te pankines bardhe e blu...ben rolin e ''trimit'' tek largon nga stoli trajnerin Mema...

Si ka mundesi qe ekipi mik e tifozeria e tij u shane , u ofenduan e u kercenuan rrugacerisht e ne korr gjate gjithe takimit nga vendasit ...madje disa here edhe vete gjyqtari gjithashtu ...dhe ky sharlatan e frikacak por dhe vezhguesi, delegati, komisari i ndeshjes e zyrtaret e Federates te pranishem ne ndeshje nuk guxuan asnjehere te vetme te nderprisnin takimin e te paralajmeronin vendasit ....aq me shume qe nje gje te tille e parashikon edhe vete rregullorja e futbollit ?

Dhe ne fund ..nderhyrjet e policise private por edhe te asaj shteterore ndaj trajnerit Mema e stafit teknik te Tiranes... ishin sa brutale, banale e antiprofesionale aq edhe inkopetente e provinciale...dhe krejtesisht te pa justifikueshme e teresisht te denueshme...

Dhe gjithcka mbyllet sic nisi..me turp... kur nje person civil i ndodhur brenda pjese teknike sportive ..godet futbollistin e Tiranes ...Grent Halili ...dhe ...kjo lloj Federate e ndyre, e piset dhe shkaktarja kryesore e dhunes ne futbollin tone ka edhe goje e kurajo te bojkotoje kampionatin se bashku me sharlatanet e saj arbitra gjoja..ne emer te sigurise e te mbrojtjes se futbollit ne Shqiperi... ka edhe guximin te kerkoje tavolina qeveritare e polici te shtetit brenda stadiumeve tona ..per tu mbrojtur nga dhuna...

Nga cila dhune e nga cilet dhunues duhet mbrojtur futbolli shqiptar zoterinj antifutboll te FSHF... kur grackaxhinjte e cfaredo lloj dhune ne futbollin tone e shkaktaret e vetem te saj jeni JU dhe vetem JU ...e pastaj ndoshta pas jush vijne edhe te tjeret qe gjejne shesh e bejne pershesh...

Ngjarja e sotme antifutboll e Fushe Krujes..e prire edhe nga nje Arbiter palaco e tersisht i pa afte e i komanduar nga zyrat tuaja pacavure.. i cili sipas meje, pervojes dhe eksperiences sime te gjate ne sport e ne futboll ne vecanti...nuk duhet lejuar kurre me te fuse Bilbil ne goje....i vuri vulen gjithckaje e ju nxorri lakuriq me shume se kurre duke na dhene te kuptojme te gjitheve ne se ata qe e doni futbollin shqiptar te tille ..te dhunshem, te frikshem, te shitur, plagjiature, falls, pazar e bixhoz,,,e te mbushur plot historira antisportive ku rrezikohen seriozisht deri edhe jete njerezish....jeni pikerisht JU...dhe vetem JU...

Ndaj edhe nese qeveria propozon me te drejte 3 vjet burg per te gjithe ata qe shkelin e cenojne vijat e bardha te fushes se blerte ..une e them me bindje, me plot gojen e publikisht se per ju e arbitrat tuaj gjithkush prej nesh njerezve te futbollit ka te drejten morale e legjitime te kerkoje Burg Perjetesisht ne menyre qe futbolli shqiptar te shpetoje njehere e mire nga qelbesira e plehra te felliqura te sojit e llojit tuaj pervers...

Tags:

OPINION

Poll

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga