
Lazio po përgatitet për edicionin e ardhshëm, ku Etrit Berisha pritet ta nisë si titullar. Mësohet se presidenti i klubit roman, Lotitto, ka vendosur që të largojë nga skuadra Federico Marchettin. Marchetti pritet t’i propozohet Juventusit dhe në këtë mënyrë vendi i titullarit të Berishës është i padiskutueshëm. Ditët e fundit u përfol për një të ardhme të portierit nga Prishtina larg Lazios, por mesa duket gjërat kanë filluar të rregullohen. Vendimtare do të jetë edhe zgjedhja e trajnerit të ri Bielsa nëse do të zgjedhë Berishën apo Marchetin, ku do të vendosët më pas se cili do të largohet.
Poll