Goce Sedloski
Goce Sedlloski do të jetë trajneri më i ri i Maqedonisë së Veriut. Ish-timonieri i Vllaznisë merr në dorë kështu “frenat” e maqedonësve.
Prezantimi i 51-vjeçarit do të bëhet ditën e nesërme, me palët që do të nisin kështu një bashkëpunim mes tyre. Për Sedloskin do të jetë një rikthim te Maqedonia e Veriut, pasi siç dihet në karrierën e tij futbollistike ka mbajtur veshur fanellën e kësaj kombëtareje.
Në karrierën e tij si trajner, Sedlloski ka drejtuar disa klube, mes tyre Vardarin, Shkupin, Rigën, Shiroki Brijegun, Vllazninë dhe Rabotniçkin, duke fituar tituj kampioni me Vardarin dhe Shkupin, si dhe Kupën me Vardarin.
View this post on Instagram
Poll
