Fahd Ndzengue është futbolisti më i ri i Shkëndijës. Sulmuesi 25-vjeçar ka vendosur që të largohet nga Brera Strumica, por të mbetet në kampionatin maqedonas, duke u bashkuar me Shkëndijën e Tetovës.
“Fahd Ndzengue është zyrtarisht futbollist i ri i Shkëndijës. Pasi kaloi me sukses ekzaminimet mjekësore, sulmuesi 25 vjeçar hodhi firmën e tij në kontratën me kuqezinjtë”, shkruan klubi tetovar.
Kujtojmë se Ndzengue e ka nisur karrierën e tij në vendlindje, Gabon, me Mounana. Më pas ai ka luajtur elitën e futbollit slloven, me skuadrën ND Primorje, para se të niste aventurën maqedonase me Brera Strumica.
Në 16 ndeshje të luajtura gjatë këtij sezoni, Fahd Ndzengue ka shënuar 8 gola e asistuar në 2 të tjerë. Ndërkohë që numëron edhe 3 ndeshje me ekipin kombëtar të Gabonit.
