
Sot në kampionatin danez ka rënë në sy një element shqiptar. Ka përfunduar ndeshja mes Sonderjyske dhe Midtjylland më rezultatin 3-2. Ka qenë një ndeshje që ka prodhuar gola, por 2 prej tyre mbajnë firmën e një shqiptari.
Lirim Qamili, i cili me pashaportë përfaqëson Maqedoninë e Veriut, por me origjinë shqiptare ka shënuar dopietë diyën e sotme përballë një emri të dëgjuar në futbollin nordik. 26 vjeçari është vlerësuar si “Man of the Match” me notë të shkëlqyer 8.2.
Sulmuesi shënoi 1 herë në pjesën e parë dhe 1 në të dytën. Golat kishin diferencë 10 minutëshe dhe shqiptari kreu një paraqitje për t’u mbajtur mend. Lirimi u aktivizua 90 plus minuta duke mos u ndërruar edhe pse detyrën e kishte mbaruar. Ai mban numtin 15 mbi shpinë dhe aktivizohet si qendërsulmues.
Shqiptari tjetër Sefer emini që po diskutohet të ftohet nga Kombëtarja mori minuta përsipër duke vulosur kështu një mbrëmje të ftohtë daneze nën ritmet e ngjyrave kuqezi.

Festa e Sonderjyske me Qamilin e Eminin në dhomat e zhveshjes
