Kampionati maqedonas ka çelur siparin pasditen e sotme, në ndeshjen hapëse mes Tikvesit dhe Arsimit, përfunduar me shifrat 5-1 në favor të vendasve.
Përgjatë 90 minutave, Tikves e pati kontrollin e ndeshjes duke u treguar më superior në raste konkrete për shënim.
Goli i parë i sfidës vjen në të 18-tën minutë nga Toheeb Lawal, ndërsa 9 minuta më vonë dyfishon N’fanly Sylla. Aljbin Ramadani ngushton diferencat në minutën e 33-të.
Megjithatë, “marshi” i golave vazhdon me të njëjtët autorë, Lawal (36’) dhe Sylla i cili në minutën e 40-të shënon të dytin personal dhe në të 58-tën kompleton tripletën duke i vënë “kapakun” fitores së të tijëve.
Nga kjo nisje e mbarë e sezonit të ri, Tikves mban kreun në 3 pikë, ndërsa Arsimi qëndron në vendin e 10-të.
