Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

Ish i Vllaznisë dhe Egnatias, mesfushori shqiptar gati të SURPRIZOJË me transferimin

Shkruar nga NEWSPORT
Ish i Vllaznisë dhe Egnatias, mesfushori shqiptar gati të
Demir Imeri kur ishte pjesë e Vllaznisë

Demir Imeri do të largohet nga Rabotnicki në merkaton e janarit. Mesfushori me origjinë shqiptare, do të mbyllë aventurën në Maqedoninë e Veriut, për të nisur një të re në Qipro.

Sipas “Kerkida.net”, është klubi i Enosis Neon Paralimniou që ka arritur marrëveshjen me 30-vjeçarin. Klubi në fjalë militon në elitën e futbollit qipriot dhe e sheh Imerin si të duhurin për të përforcuar ekipin.

Kujtojmë se mesfushori ka një të shkuar edhe në Shqipëri, pasi ka veshur fanellën e Kamzës, Vllaznisë dhe Egnatias. Ndërkohë që ka pasur aventura edhe në Finlandë, Maltë, Ukrainë, Kazakistan dhe Uzbekistan.

 

  

Poll

Lexo gjithashtu