
Malomo, lojtari i Bylisit në fitoren 4-0 të ekipit ballshiot me Teutën është zgjedhur nga analistët si “Lojtari i Ndeshjes”, një çmim që jepet për paraqitjen individuale pas çdo ndeshjeje të Superiores. Malomo u pa i lumtur dhe uron Bylisin për më të mirat, pas përkthimit të Abazajt që u ofrua të transmetonte fjalët në anglisht. Lojtari i huaj i Bylisit bëri gjithçka sot përveçse nuk arriti të tundte rrjetën.
“Jam i kënaqur për fitoren sepse kishim 5 ndeshje pa fituar. Jam shumë i lumtur, i emocionuar që jam zgjedhur si lojtari i ndeshjes sot, pas kësaj fitoreje pozitive. Besoj jam zgjedhur sepse dhashë asist në ndeshjen e sotme dhe penaltia që mora. Kam bërë volum loje dhe kam ndihmuar në sulm, edhe pse nuk shënova sot.”, u shpreh Malomo.