Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Lazim Destani e zyrtarizon, kuqezinjtë me president të ri

Shkruar nga NEWSPORT
Lazim Destani e zyrtarizon, kuqezinjtë me president të ri

Krahas sukseseve të njëpasnjëshme që po arrin skuadra  në kalimin e tureve në Europa League, Shkëndija e tetovës ka kompletuar dhe bordin mbikqyrës të ekipit  që do të  drejtohet nga Lazim Destani, i cili gjithashtu  ka zyrtarizuar presidentin e ri të klubit kuqezi dhe ai do të jetë Visar Bexheti.

Këto ndryshime në radhët e Shkëndijes ishin paralajmëruar që në fund të sezonit të kaluar. Ndryshimi i parë tek kuqezinjtë ishte ardhja e Qatip Osmani si trajner i skuadrës. Visar Bexheti ka qënë i përzgjedhuri i Lazim Destani. Presidenti i ri Shkëndijes së Tetovës është një person i cili  vjen nga bota e biznesit, gjithashtu ai njihet dhe  si pronarë i disa bizneseve që operojnë në vende të ndryshme europës, shkruan Supersport.

Visar Bexheti entuziast për detyrën e tij të re, mesohet se  ka nisur menjëherë punën e tij si numri një  i klubit kuqezi. Përsa i përket bordit mbikqyrës, ai do të jetë i përbërë me një numër prej gjashtë antarësh, ndërkohë që z.Destani do të jetë udhëheqësi i këtij bordi.

Emrat e tyre do të bëhen publik në ditët në vijim, i vetmi informacioni i dhënë është se të gjithë këta persona kanë përvojë ndërkombëtare në botën e futbollit. Realizimi i këtyrë lëvizjeve bëhet për të rritur numrin e sukseve të Shkëndijes së Tetovës, si në kampionatin vëndas, ashtu edhe në arenën europiane.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga