
Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në llogarinë e tij në facebook, ku tregon një foto ndër vite të skuadrës së Vllaznisë. I pari i qeverisë tregon lavdinë e këtij qyteti në sport, veçanërisht në futboll. Në diçiturën e fotos, ai shkruan:
"Kushdo shkon në Shkodër e ka të pamundur të shkëputet lehtë prej saj. Përpos të qënurit një nga shtyllat më solide të qytetërimit shqiptar, ky qytet është edhe një nga tempujt e sportit ndër vite e, më veçanërisht të futbollit, siç dëshmohet edhe nga kjo foto kryevepër e 1924, e cila në gërvishtjet e skedarëve shoqërues shënohet si 'Shoqnija Shkodra Foot Bal'".
[gallery columns="1" size="full" ids="86839"]
Poll