
Juljan Shehu
Juljan Shehu po jeton momentin më të mirë në karrierën e tij futbollistike. Mesfushori i Kombëtares pas debutimit me kuqezinjtë ka gjetur golin me skuadrën e Widzew Lodz.
Ish-i i Laçit ka shënuar golin e dytë në fitoren 2-0 të skuadrës së tij ndaj Piast Gliwice. Ky ishte edhe goli i 2-të për Shehun në këtë sezon, teksa ka dhënë edhe 1 asist.
Falë kësaj paraqitjeje është zgjedhur edhe në formacionin e javës në Poloni, duke u vendosur përkrah më të mirëve në formacionin e javës së 26-të.

Poll