
Dukagjini
Ditën e sotme janë zhvilluar tre takimet e para të javës së dytë të Superligës së Kosovës. Dukagjini ka arritur të mposhtë Gjilanin me rezultatin 2-0 falë golave të shënuar nga Pefqelit dhe Zulfiut.
Nuk ka fitues në përballjen mes Ballkanit dhe Malishevës, e cila përfundoi në barazim me shifrat 1-1. Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë me Aliun, ndërsa Ballkani barazoi në pjesën e dytë me Giovannin.
Fitore të rëndësishme ka arritur të regjistrojë dhe Ferizaji në transfertë përballë Prishtinës së Re. Një autogol i Prençit në pjesën e dytë i dha 3 pikët skuadrës së Ferizajit.
Poll