Kosova është në zi, pasi ka ndërruar jetë një nga sportistët më të dashur për tifozët shqiptarë. Nazif Gashi ka mbyllur sytë përgjithmonë, duke lënë shumë trishtim nga pas.
Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e boksierit, i cili u nda nga jeta në moshën 74-vjeçare. Gashi ka patur një karrierë të madhe si boksier, teksa ishte pjesë e gjeneratës së artë të KB Prishtina.
Ekip që për shumë vite dominoi dhe la gjurmë të pashlyeshme në boksin e ish-Jugosllavisë.
Ka mposhtur ish-fituesin e medaljes së Artë Olimpike në Los Angelos dhe kampionin botëror në amatorizëm dhe profesionalizëm në kategorinë gjysmë të rëndë, Sllobodan Kacar.
Gjithashtu ka mposhtur kampionin botëror në amatorizëm dhe profesionalizëm, Marian Benesh, ka mposhtur ish-nënkampionin europian dhe fituesin e medaljes së bronztë, Svetomir Bilic.
